Njëzet vjet ARM, 'shqipja krah për krah me maqedonishten'

alsatmtv 2015-08-21

Views 5

ARM-ja në 20 vjetorin e themelimit të saj hapi dyert për qytetarët e Maqedonisë. Në hyrje të kazermës qytetarëve kësaj radhe iu dëshirua mirëseardhje edhe në gjuhën shqipe, kjo si rezultat i asaj se dikasteri i Mbrojtjes në këtë jubile të ARM-së udhëhiqet nga kuadro shqiptar, ministri Fatmir Besimi. Gjuha shqipe nuk ishte prezente vetëm në këtë tablo për mirëseardhje por edhe në revistën mujorë të ARM-së, revistë kjo e cila deri më tani publikohej vetëm në gjuhën maqedonase. Sipas informatave nga Ministria e Mbrojtjes tani e tutje kjo magazinë do të jetë edhe në gjuhën shqipe. Për dallim nga herat tjera kësaj radhe shqipja zuri vend edhe në fletushkat të cilat iu ndanë qytetarëve gjatë manifestimit të sotëm dhe kanë për qëllim të informojnë për aktivitet e ARM-së.
E ndërkohë ceremonisë një orëshe para kreut shtetëror, ministrit të Mbrojtjes, shefit të Shtatmadhorisë, ministrave të kabinetit qeveritarë, korit diplomatik dhe shumë personaliteteve tjera dhe mysafirë të shumtë parakaluan të gjitha njësitë e ARM-së, si ato këmbësorike, të motorizuara por edhe të aviacionit.
Ajo që ra në sy gjatë këtij manifestimi ishte prezenca e tërësishme e ministrave të Ahmetit, përfshirë edhe dy zv/ kryeministrat atë për implementimin e MO-së Musa Xhaferi dhe për çështje evropiane Teuta Arifi. Mbetet dilemë nëse prezenca e tyre ishte mbështetje morale për Besimin pas rastit të Sllupçanit, apo vërtet kishin shprehur dëshirë të përcjellin nga afër parakalimet e njësiteve të ARM-së! Këtë do ta dëshmojë koha. Ndryshe në kuadër të manifestimeve për shënimin e 20 vjetorit të ARM-së, ministri i mbrojtjes Ftamir Besimi dhe shefi i shtatmadhorisë Gorjanço Kotevski gjatë ditës së djeshme avancuan me gradën gjeneral oficerin shqiptar Muhamed Racaj. Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi në ceremoninë e organizuar dje në oborrin e ministrisë të pranishmëve iu drejtua edhe në gjuhën shqipe. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form