Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një konflikti mes Policisë Bashkiake të Kamzës dhe pronarëve të një lokali në qendër të Kamzës. Konflikti ka nisur pasi ndërtimorët kanë shkuar për të shembur lokalin në pronësi të kushërinjve Bori.
Sipas dëshmisë ekskluzive për TV A1Report të Genti Borit, i cili ka mbetur i plagosur në këtë konflikt të Bashkisë me kushëririn e tij, shkak për këtë përplasje është bërë fakti që ai nuk ka pranuar të japë objektin e tij për ngritjen e një pallati.