Një autobus me turistë gati sa nuk ka rrezikuar të përfshihej në një aksident në aksin Lushnje - Berat, shpesh i denoncuar nga socialistët dhe banorët për dëmtimet dhe gjendjen e saj tepër të rëndë infrastrukturore. Një makinë tip kamion është përplasur me një bordurë duke u kthyer përmbys dhe duke bllokuar rrugën kombëtare.