Tani për tani buka nuk do të shtrenjtohet

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Ndonëse rendimenti është me cilësi të dobët dhe korrja dështoi, kurse në tregjet botërore çmimi i grurit po rritet, buka do të shtrenjtohet. Ky është qëndrimi i ministrit të Bujqësisë, Lupço Dimovski, i cili thotë se nëse vie deri te çrregullimi i tregut, përkatësisht, në qoftë se nuk do të mjaftojnë 150 - mijë ton grurë vendor dhe 85 - mijë të importuar për ti plotësuar nevojat e vendit për prodhimin e bukës, atëherë do të shfuqizohet dispozita që për çdo tre kilogram grurë vendor, të mund të importohet një kilogram. Qeveria gjithashtu do të ndërhyjë nëse ka manipulime me çmimin e miellit, e me këtë edhe të bukës nga mullisët dhe furrtarët.
"Ne do të përpiqemi që përmes ndërhyrjes nga rezervat e mallrave të rregullojmë çmimin, në mënyrë që të mos ketë shumë lëkundje të mëdha. Mendoj se të gjitha këto spekulime që këto ditë janë të pranishme në mediume, janë joreale ose dëshira të subjekteve caktuara në sektorin e mullirit - furrave ose në njëfarë mënyre janë mjet për shantazh ndaj dikujt", deklaroi Lupço Dimovski, ministër i Bujqësisë.
Aktualisht, çmimi i grurit vendor sillet prej 14 deri në 16 denarë për një kilogram dhe është me cilësi të dobët. Në bursat botërore, çmimi i grurit vazhdimisht po rritet, kurse brengos gjendja me grurin serb që për momentin po shitet për 25 denarë për një kilogram. Megjithatë, Serbia ka një normë të luhatshme të këmbimit dhe për shkak të rënies së shpeshtë të vlerës së dinarit, çmimi i grurit nganjëherë është sa edhe ai vendor. Maqedonisë në vit i nevojiten prej 270 deri më 300 mijë ton grurë për ti përmbushur nevojat përdridh të bukës. Goran Temenugov

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS