Aksident i rëndë në Shkodër, 3 të vdekur pranë Urës së Bunës

Report TV 2015-08-21

Views 10

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Shkodrës, pranë Urës së Bunës, pranë karburantit Alpet, te aksi Shkodër- Bushat. Një makinë përplasi 2 gra të cilat po udhëtonin me biçikletë tek Ura e Bunës. Kanë gjetur vdekjen dy gratë dhe drejtuesi i mjetit. Nga të dhënat e para mësohet se drejtuesi i automjetit tip Reno me targa AA140 DX, Glesar Zaganjori, 21 vjeç duket se ka humbur kontrollin dhe makina pasi është përplasur me dy viktimat të cilat po ecnin me biçikletë është përplasur me një shtyllë të ndriçimi, që i ka shkaktuar vdekjen dhe drejtuesit të mjetit.

Share This Video


Download

  
Report form