"Ky është muaj i solidaritetit dhe afrimit mes vete gjithsesi duhet shtri dorën e mëshirës dhe ndihmës skamnorëve dhe nevojtarëve, numri i kësaj kategorie të shoqërisë sonë për fat të keq po rritet, andaj sinqerisht kjo e dhënë po na shqetëson nga koha në kohë. T'ia shtrijmë dorën njëri- tjetrit dhe të mos nxisim urrejtje, ngase çështja jonë nuk duhet të jetë viktimë e mosrespektit të ndërsjellët vëllazëror. Kemi parasysh nevojën për një jetë sa më të mirë për brezat e ri gjegjësisht për ardhmërinë tonë, megjithatë kjo tokë nuk duhet braktisur, por qëndruar dhe bashkëvepruar në te. Atdheu është i shenjtë, andaj e kemi parim që atë ta ndihmojmë me kapacitetin tonë që kemi intelektual dhe shkencor. Ramazani, është muaji i dijes, shkencës ngase pikënisja e shpalljes Hyjnore ishte pikërisht në këtë muaj".
"Vëllezër e motra -- për të gjithë Ne, le të jetë ky muaj mundësi për ndryshime pozitive si në aspektin individual, familjar dhe shoqëror. Mbi të gjitha le të jet muaj ku do t'i përkushtohemi me sinqeritet të plotë dashurisë së Allahut Fuqiplotë, nga i cili do të kërkojmë që të na pranoj agjërimin që e bëjmë në emër të Tij, të na fal për lëshimet tona eventuale nga përditshmëria jonë që po na ofron modernizmi dhe bota bashkëkohore. Meqë ky është muaj përplot sfida, atëher le të jet sakrifica jonë vetëm për kënaqësi të Allahut, nga i cili presim edhe shpërblimin e veprave tona, ku në një Hadith Kudsij, Muhamedi s.a.v.s. thotë: 'Agjërimi është për Allahun dhe vetëm Ai e din se çfarë shpërblime ka për përgatitur për agjëruesit''. Alsat-M