Srebrenicë, përkujtohet 17 vjetori i masakrës

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Në kompleksin memorial Potoçani në varrezat e Srebrenicës, sot më shumë se 10 mijë njerëz morën pjesë në varrimin e 520 viktimave të identifikuar nga masakra serbe e kryer në vitin 1995. Pesë nga të varrosurit janë djemë të rinjë që kur ishin vrarë kanë pasur vetëm nga 15 vjet. Ndonëse ka kaluar kohë e gjatë, gjurmët e masakrës janë shumë të thella.
"Ndjehem sikur të ndahemi tani prej tyre. Më shumë dua të shtrihem edhe unë me këta këtu dhe të mos shkoj askund", tha Rabija Hrustanoviq, banore e Srebrenicës.
"Nuk e di gjithsej sa anëtarë të familjes kam varrosur....por, të gjithë janë në ndërgjegjen e atij që i ka vrarë", deklaroi Marija Murtiq, banore e Srebrenicës.
Me filxhan kafe për shpirtrat dhe kujtim të mijëra viktimave të Srebrenicës, shoqatat e boshnjakëve të Maqedonisë, sot mbajti n jë tubim me rastin e 17 vjetorit të masakrës. Gjenocidi në Srebrenicë është krimi më i madh në Ballkan pas Luftës së dytë Botërore, thanë organizatorët. Ata bënë thirrje që kjo ditë të shënohet në nivel shtetëror dhe bënë apel që vrasje të këtilla të mos përsëriten asnjëherë.
"Çdo vit e kujtojmë këtë gjenocid, këtë krim të tmershëm, kujtojmë këtë ditë derisa në Srebrenicë bëhet varrimi. Kujtojmë gjenocidin e tmerrshëm në mënyrë që asnjëherë të mos përsëritet", theksoi Damir Saraqeviq, banor i Srebrenicës.
Ushtria e serbëve të Bosnjës në vitin 1995 në këtë qytet të Bosnjës masakroi më shumë se 8 mijë myslimanë burra dhe djem. Deri tani janë identifikuar 5 mijë trupa të viktimave. Për krimet në Srebrenicë disa persona tashmë janë gjykuar nga Tribunali i Hagës, ndërsa ende vazhdon procesi gjyqësor kundër të akuzuarve kryesor, Ratko Mladiq dhe Radovan Karagjiq. Petar Bllazhevski

Share This Video


Download

  
Report form