Matura shtetërore u realizua me sukses duke shënuar rritje të numrit të nxënësve që kanë zgjedhur të testohen në lëndën e matematikës. Kështu u shpreh Ministri i Arsimit, Pançe Kralev gjatë prezantimit të rezultateve paraprake të maturës shtetërore të mbajtur më datë 6 dhe 12 qershor të këtij viti.
"Edhe pse interesi për këto lëndë është i ulët, gjegjësisht për zgjedhjen e matematikës si lëndë në maturën shtetërore megjithatë na gëzon fakti që ata që e përzgjodhën matematikën këtë vit, shënuan rezultate dukshëm më të mira fakt ky që neve si Ministri na motivon më tepër që në të ardhmen të vazhdojmë me një pjesë të aktiviteteve në drejtim të nxitje së nxënësve për të kyqur matematikën në pjesën më të madhe të aktiviteteve të tyre", tha Pançe Kralev, Ministër i Arsimit.
Ndërkohë, Drejtori i Qendrës Shtetërore të provimeve Jusuf Arifi thotë se këtë vitë gjatë organizimit të maturës shtetërore nuk ësht shënuar ndonjë parregullësi dhe gjithçka ka shkuar sipas dinamikës së paraparë.
"Në provimin e pare të afatit të qershorit ku është realizuar provimi i gjuhës amëtare si lëndë e obligueshme në mature shtetërore aplikuan 18 mijë e 938 nxënës, prej tyre present ishin 18 mijë e 318 d.m.th nuk kanë qenë në provim 620 ose 3.3 për qind. Në provimin e dytë 19 mijë e 046 kandidatë dhe present kanë qenë 18 mijë e 401 d.m.th se 645 kandidatë kanë qenë jashta provimit ose 3.4 për qind sa i përket numrit të përgjithshëm. Nuk ka pasur ndonjë vërejtje nga ana e vlerësuesve dhe testatorëve sa i përket procedures së realizimit të provimit", deklaroi Jusuf Arifi, Drejtor i Qendrës Shtetërore të provimeve.
Matura Shtetërore në Maqedoni organizohet për të pestën herë me rradhë dhe në të janë përfshirë 97 shkolla të mesme publike dhe 7 shkolla të mesme private.Numri i përgjithshëm i kandidatëve të paraqitur këtë vitë ka qenë 19 mijë e 052 nxënës. Valmir Kuçi