Akoma asgjë nga diplomat e USHT-së!

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Përkundër premtimit që i bënë zv/ ministrit të Arsimit Safet Neziri, USHT-ja, edhe ditën e sotme nuk bëri ndarjen e diplomave të reja për studentët që më se tri vite presin marrjen e tyre. Nga USHT-ja, lidhur me premtimin e dhënë kanë përsëritur frazat tashmë të njohura se diplomat e vjetra vazhdojmë ti japim ndërsa të rejat brenda javës. Sipas zëdhënësit të USHT-së Selam Sulejmanit, ditën e sotme janë përgatitur për tu ndarë diku afër 150 diploma të vjetra për studentët që kanë diplomuar nëpër fakultete të ndryshme. Nga ana tjetër zëvendësministri i Arsimit, është shprehur se diplomat e reja janë ende në shtyp, dhe nga informatat e tij në USHT, deri ka fundi i javës pritet të fillohet me dhënien e tyre.
"Që të premten e kaluar nga Ministria e Arsimit e Maqedonisë është aprovuar dizajni i ri në bazë të dizajnit që e ka ofruar USHT-ja, dhe informatat e sotme dhe të fundit që i kam nga USHT-ja ata më premtuan se tanimë ka fillua procesi i përgatitjes së diplomës dhe gjithnjë sipas informatave nga ata ka fundi i kësaj jave veçmë do fillojë dhënia e diplomave për ata student që me vite kanë pritur ti marrin diplomat", deklaroi Safet Neziri, zv/ ministër I Arsimit dhe shkencës.
Ndryshe sipas informatave deri tek të cilat ka ardhur televizioni Alsat, janë diku afër 1800 studentë të cilët vite me radhë presim marrjen e diplomave. Një numër i madh i tyre, si pasojë e këtij dokumenti përfundimtar të universitetit, kanë humbur edhe vendet e tyre të punës, ndërsa rasti i fundit që u lajmërua në televizionin Alsat, kishte të bëjë me pengesa në regjistrimin e studimeve pas diplomike në Gjermani shkaku i mungesës së diplomës, ndërsa me studimet ka përfunduar dy vite më parë. Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form