Organizata e konsumatorëve kundërshton vendimin e KRRE-së

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, ka kundërshtuar rregulloren e re për ngrohje qendrore me të cilën pavarësisht nëse e shfrytëzon ose jo ngrohjen qendrore, faturat do të vijnë për të gjithë banorët e ndërtesave. Sipas kryetares së kësaj organizate Marija Lonçar, kontestuese janë disa rregulla në këtë propozim sepse nuk mund të detyrosh dike që nuk shfrytëzon ngrohje të paguaj për të njëjtën. Lonçar thotë se para se të miratohet një vendim i tillë, Komisioni rregullator për energjetikë duhet të organizojë shumë debate publike.
"Ka elemente kontestuese në rregulloren të cilat do t'i shqyrtojmë. Ata jetojnë në ndërtesa kolektive, ndërsa situata energjetike është ajo që është. Por, secili që nuk ka përdorur ngrohjen qendrore nuk mund tani të shkyçet e më pas të paguajë dënime", deklaroi Marija Lonçar, kryetare e organizatës për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.
Ndërsa Sanja Popovska ga po kjo organizatë thotë se në rritjen e pakënaqësisë së qytetarëve ndaj ngrohtoreve të Shkupit kanë ndikuar edhe faturat e pakuptimta të cilat aspak nuk u tregojnë konsumatorëve se sa shpenzojnë.
"Më e komplikuar është situata me faturat për ngrohje qendrore. Parimisht për konsumatorët faturat nuk janë të qarta. Vërtetq njeriu duhet të ketë njohuri shumë të larta në energjetikë që ta kuptojë llogarinë", tha Sanja Popovska, organizata e konsumatorëve.
Ndërkohë nga zyra e Avokatit të Popullit thonë se vitin e kaluar kanë shënuar rritje ankesat, pikërisht për përmbajtjen e faturave.
"Përveç numrit të lartë të ankesave për faturat e llojeve tjera, nuk ngelen pas edhe ankesat për faturat për ngrohjen qendrore, numri i të cilave rritet vazhdimisht", u shpreh Nevenka krusharovska, zëvendëse e avokatit të popullit.
Të përkujtojmë se një vendim të ngjashëm të komisionit rregullator për energjetikë lidhur me ngrohjen qendrore kishte edhe në vitin 2009, por vendimi nuk u zbatua asnjëherë pasi u hodh poshtë si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Shkyçja masive e qytetarëve nga ngrohja filloi pas rritjes së madhe të çmimit të saj vitin e kaluar por edhe pas faturave të qershorit që po ashtu ishin të papërballueshme për konsumatorët. Nevzat Mamuti

Share This Video


Download

  
Report form