Tetë çek kanë humbur jetën në një aksident në Kroaci

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

Në vend që të freskoheshin në Adriatik, pushimi i tyre u shndërrua në tragjedi. Tetë persona humbën jetën nw mesin e të cilëve edhe një fëmijë 6 vjeçarë dhe 40 të tjerë janë lënduar kur një autobus me turistë nga Çekia u rrotullua në autostradën Zagreb- Split. Aksidenti ka ndodhur në orët e mëngjesit. Sipas mediumeve kroate, shoferi ka humbur kontrollin dhe ishte përplasur me bankinat në mes të autostradës dhe më pas është rrokullisur. Në aksident nuk janë përfshirë automjete tjera. Supozohet se shkak për aksidentin, është lodhja e shoferit dhe fjetja gjatë vozitjes. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Gospiqit, ndërsa shoferi e ka mbijetuar aksidentin.
"Gjatë orëve të mëngjesit në spitalin kirurgjik në Gospiq janë pranuar 44 persona të lënduar. Tre prej tyre me helikopter janë dërguar në qendrën klinikë në Dubrava. Të tjerët do mbesin këtu. Disa prej tyre së shpejti duhet të operohen", u shpreh një infermiere.
Mediumet çeke njoftuan se turistët ishin nga rrethina e qytetit Brno dhe se të gjithë kanë udhëtuar për pushime në Bashka Voda, në bregdetin Dalmatin. Të njëjtat burime bënë të ditur se në autobus ka pasur 51 udhëtarë të moshave të ndryshme. Sipas mediumeve të atjeshme, ky është aksidenti më i madh në të cilin kanë pësuar turistë çek në dhjetë vitet e fundit. Petar Bllazhevski

Share This Video


Download

  
Report form