Temperaturat e larta në Shkup i kanë detyruar qytetarët të kërkojnë alternativa të ndryshme për të përballuar të nxehtin afrikan. Lumenjë, penda dhe pikat të ndryshme pushimi në kryeqendër gjatë këtyre muajve veror janë vendet më të frekuentuara të shkupjanëve të cilët thonë se në mungesë të financave frekuentimi i këtyre vendeve është më i kapshëm për buxhetin e tyre familjar. Lumi Treska dhe penda Matka është një vend shumë i preferuar i shkupjanëve por edhe i qytetarëve nga qytet e tjera të Maqedonisë. Të anketuar nga ALSAT-M ata thonë se këtë vend turistike e vizitojnë shpesh, duke shtuar se dallimi në temperatura është të paktë 4 deri 5 gradë.
"Po shpesh vijmë këtu, po dallohet menjëherë temperatura janë më të ulta".
"Sigurisht që ka, ka dallim të madh në temperatura, po shpesh vijm, zakonisht çdo uikend jemi këtu".
"Po qe nja 4 apo 5 ditë vij rregullisht këtu, vetëm këtë javë kemi qenë 5 herë. Po ka dallim të madh në temperatura".
Por ajo që më tepër u pengon qytetarëve të Shkupit është papastërtia buzë lumit dhe shtratit të tij. Sipas tyre, faji është i të gjithëve sepse hidhen mbeturina të ndryshme, kurse autoritetet nuk pastrojnë ashtu si duhet.
"Vendi nuk është aq i pastër por uji është i pastër, ama edhe atë njerëzit e ndotin ujin dhe rrethinën" .
"Po siç e shihni dhe vetë kushtet janë mizore nuk është e pastruar, në çdo skaj janë hedhur mbeturina, por këtu edhe në qytetarët e kemi fajin, por dikush duhet të jetë kompetentë dhe ta pastrojë, sepse nuk mund vetëm qytetarët të jenë të vetëdijshëm".
"E shihni këtu mbrapa si është tash do të marrë një najllon dhe do t'i mbledh mbeturinat".
Sipas statistikave Matkën, gjatë javës e vizitojnë mbi 10.000 persona, ndërsa nummri i tyre gjatë uikendeve arrin edhe deri në 5000 pushues në ditë. Këtë vend turistik përveç qytetarëve vendor e vizitojnë edhe turistë të huaj, sepse ky lokacion është karakrteristik për nga bukuritë natyrore që i ofron. Nevzat Mamuti