Shkup, digjen dy makina për shkak të temperaturave të larta

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

Nga temperaturat e larta në Shkup digjen dy automjete. Dëshmitarët e rastit thonë se makina e tipit Opel Astra papritmas ishte kapluar nga flakët e zjarrit dhe brenda pak minutash u dogj tërësisht. Ajo që ishte e çuditshme në gjithë këtë rast dhe që arriti ta xhirojë kamera e ALSAT-M ishte reagimi i njerëzve të cilët në vend që të thërrasin ekipet e zjarrfikësve, nxorën telefonat celularë dhe xhironin pamje nga automjeti që digjej.
Ekipin e zjarrfikësve për djegien e automjeteve, personat që xhironin me telefona e alarmuan pas kaplimit nga zjarri të veturës së dytë. Menjëherë pas përfshirjes së makinës së dytë nga zjarri zjarrfikësit erdhën në terren. Ardhja e tyre, nuk vonoi më shumë se dy minuta. Ndonëse ardhja e tyre ishte e shpejtë, gjysma e makinës së dytë tanimë ishte djegur tërësisht. Nevzat Mamuti

Share This Video


Download

  
Report form