Vetëm 3 minuta ka zgjatur raundi i dytë i votimit në Kuvend për garën presidenciale. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka informuar deputetët lidhur me raportin e komisionuit kuvendor të ligjeve, sipas të cilit nuk ka asnjë kandidat zyrtar për Presidentin e ri të vendit. Topalli tha se bazuar në Kushtetutë, votimi i dytë quhet i kryer, ndërsa ka lajmëruar mbledhjen e kryetarëve të grupeve kuvendore në orën 12. Seanca pak minutëshe është ndjekur nga trupi diplomatik i akredituar në Tiranë.