Kryesocialisti Rama e nisi fjalimin e tij përpara deputetëve socialistë me raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ai fajësoi qeverinë dhe kryeministrin Berisha për notat negative të këtij raporti.
"Berisha është arsyeja pse Shqipëria merr në raport të hidhur notë jo kaluese për korrupsionin, shantazhet dhe dhunës mafioze ndaj gazetarëvë, sidomos gjatë pas protestës së 21 janarit", tha Rama.