TIRANE- Të mërkurën, më 30 maj Kuvendi do të mblidhet në një seancë të posacme për votimin e parë për Presidentin e ri. Vendimi u mor me konsensus sot në Konferencën e Kryetarëve. Pas mbledhjes me dyer të mbyllura kryetari i grupit PD, Astrit Patozi deklaroi: "Shpresojmë që presidenti të zgjidhet që në raundin e parë. Nëse nuk ndodh do mblidhet sërish konferenca dhe do caktojë raundin e dytë"