TIRANE- Komisioni parlamentar i Ligjeve dha sot konsensusin për disa prej amendimeve të Partisë Socialiste për ligjin e kufijve shtetërorë. Pas mbledhjes Ilir Gjoni, deputeti socialist, njëkohësisht relator i ligjit tha se "PS ktheu në vend një gabim apo një lapsus i cili mund të kishte pasoja të rënda për integritetin territorial të Shqipërisë, e cila u pa qartë edhe në marrëveshjen detare me Greqinë,që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese" .