TIRANE- Kreu i qeverisë teksa ka hedhur akuza ndaj kryesocialistit Rama se po mashtron me shifrën e 1 milion të papunëve në vend, ka thënë se donte t'i kujtonte kryesocialistit një deklaratë statistikë të viteve '90 të ish-diktatorit të fundit Ramiz Alia që vendi përbëhej nga të papunë, hajdutë dhe komunistë. "Dua t'i them z.Rama, i cili merr hua nga vitet '90 një statistikë të diktatorit të fundit që qarkulloi asaj kohe në mbarë botën. Për të shprehur urrejtjen dhe përçmimin ndaj kombit të tij, i cili hodhi në koshin e historisë regjimin mizor të diktaturës hoxhiste, diktatori i fundit komunist do u deklaronte botës se, kombi shqiptar përbëhet nga 3 milionë, 1 milion të papunë, 1 milion hajdutë, 1 milion spiunë. " deklaroi Berisha dje në gurpin PD