Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur një person, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Aksidenti ndodhi ndërsa një fuoristradë u përplas me një trajler në vendin e quajtur 'ura e Gjolës'.