Shoqata shqiptare në SHBA dhe Kanada dënojnë keqtrajtimin e shqiptarëve

alsatmtv 2015-08-20

Views 1

Një grup shoqatash shqiptare në Amerikë dhe Kanada i kanë dërguar letër proteste Kryeministrit Nikolla Gruevski, për keqtrajtimin që iu është bërë shqiptarëve gjatë aksionit policor 'Monstrum'. 9 shoqatat që kanë firmosur këtë letër, shprehen se janë të shokuara dhe të shqetësuara thellë nga mënyra e arrestimit, trajtimi nga forcat policore por edhe nga mënyra se si i prezantoi në opinion ministrja Jankullvoska, 20 personat e arrestuar më 1 maj. 'Ne ishin të shokuar nga gjuha që përdori Znj. Jankullovska për t'i përshkuar ata të arrestuar, duke i quajtur si 'ndihmës të radikalëve islamik, të cilët janë të rrezikshëm për të krishterët dhe myslimanët'...Të arrestuarit ishin keqtrajtuar, rrahur dhe nuk u është lejuar qasje tek avokatët, përfshi disa që ishin madje 64 vjeçarë. Policët meshkuj maqedonas të cilët arrestuan gratë shqiptare, të gjitha myslimane, prekën pjesët e ndryshme të trupit të tyre, gjë që është në kundërshtim të plotë me të drejtat njerëzore dhe fetare' theksohet në letër.' Shoqatat shqiptaro-amerikane dënojnë edhe gjuhën e luftës ndaj terrorit që përdori Jankullovska, duke e cilësuar atë si një maskë të qeverisë për të fshehur axhendën dhe mentalitetin racist, e papranueshme për një shtet të cilivlizuar. Shoqatat ngrenë shqetësimin se nëse akuzat e tilla ndaj shqiptarëve myslimanë vazhdojnë në Maqedoni, kjo do të çojë në diskriminim të pakontrolluar etnik dhe religjioz kundër shqiptarëve. 'Dëshirojmë t'ju këshillojmë Ju dhe qeverinë tuaj, se bëhet fjalë për keqpërdorim të drejtësisë dhe abuzim me të drejtat themelore të njeriut. Përmes kësaj letre gjithashtu i bëjmë thirrje Ambasadës së SHBA-së në Shkup të protestojë këtë lloj trajtimi dhe të kërkojë që komuniteti shqiptar, një pjesë shumë e rëndësishme e popullatës së Maqedonisë, të trajtohet në mënyrë të drejtë. Kërkojmë që të gjithë të arrestuarve t'u mundësohet qasje për përfaqësim juridik, si dhe hetim dhe proces gjyqësor i drejtë. Gjithashtu kërkojmë investigim të plotë për ata oficerë të policisë që kanë keqtrajtuar të arrestuarit, të ballafaqohen me sistemin e drejtësisë. Të gjitha këto masa janë të nevojshme për të kthyer besimin dhe legjitimitetin tek popullata shqiptare nga shteti i Maqedonisë', theksohet në letrën e firmosur nga 9 organizatat shqiptare, me veprimtari në SHBA dhe Kanada. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS