Facebook: http://www.facebook.com/ArkivaShqip
Kjo kenge i kushtohet kapedanit cam te Margellicit Jasin Sadiku (1888-1942). Kapedan Jasin Sadiku punoi dhe veproi me perkushtim per te mbrojtur te drejtat e komunitetit cam sidomos gjate viteve 1930-1942 perballe situatave te komplikuara te historise se kesaj kohe ku nderthureshin dhe vepronin shume faktore njeheresh, nderkohe qe pritej drejtimi i komunitetit cam ne kete situate te veshtire. Jasin Sadiku u vra ne prite nga banda e Naplon Zerves. Ne arkivat Greke shkruhet mbas vrasejes se Kapedanit : "Deshtuan perpjekjet per pajtimin e te krishtereve dhe muhamedaneve se me 6 Dhjetor 1942 u vra nje nga figurat me ne ze te Thesprotise Jasin Sadiku nga kriminele te paidentifikuar".