Vrasja në Belgjikë, mbërrin dosja për Mark Frrokun - Albanian Screen TV

Albanian Screen TV 2015-05-01

Views 12

Tiranë - 
Prej 10 ditësh ka mbërritur nga Belgjika dosja voluminoze për deputetin Mark Frroku.  Janë rreth 2500 faqe ku pervec hetimeve dhe fakteve pjesë e tyre janë edhe dëshmi për akuzën e vrasjes në bashkëpunim të një shqiptari në Bruksel. Drejtësia Belge e akuzon Frrokun për vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurti , ngjarje e ndodhur në vitin 1999. Kjo akuzë që rëndon mbi deputetin demokristian Mark Frroku kompromenton rëndë pozicionin e tij jo vetëm me drejtësinë shqiptare, por mbi të gjitha me qëndrimin e tij të mëtejshëm në politikë .
Vetë Frroku ka tentuar të mbrohet nga akuzat duke deklaruar se ai nuk ka qenë në Belgjikë deri në vitin 2000. Por të dhënat që disponon prokuroria belge, ngrenë dyshime të forta për përfshirjen e tij në një rrjet prostitucioni dhe vrasje në bashkëpunim. Dhe nëse gjithcka vërtetohet Frroku rrezikon një ndëshkim të rëndë sipas kodit penal shqiptar.  
Aktualisht, deputeti Frroku është nën masë arresti, por jo në qeli. Ai ka pasur privilegjin që të shtrohet në një spital privat në Tiranë, pas kërkesës së avokatëve, se atij i rrezikohet seriozisht jeta, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Frrokut iu hoq liria nga gjykata e Lartë si i përfshirë në të ashtuquajturin komplot të vrasjes së deputetit Tom Doshi. Pas akuzave për kallëzim të rremë, mbi deputetin Frroku nisi edhe një tjetër hetim për fshehje pasurie,  refuzim dhe deklarim të rremë.  Denoncimi kundër tij u bë në prokurorinë e Përgjithshme nga ILDKP. 
Tanimë fati i "Demokristianit" Mark Frroku mbetet në dorën e prokurorisë shqiptare për të konsideruar provat e ardhura nga Brukseli.

Share This Video


Download

  
Report form