Tiranë -
Kandidatët me precedent kriminalë nuk do të jenë pjesë e listave në zgjedhjet e 21 qershorit. Të gjithë emrat e shpallur nga partitë politike, janë duke kaluar në sitën e ndërkombëtarëve. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, deklaron se janë identifikuar emra personash me historik të kaluar kriminal, dhe për këtë arsye kanë filluar negociatat me drejtuesit e partive politike. Deklarata vjen nga ambasadori Donald Lu, i cili garaton mbështetjen e SHBA në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
"Premtuam se do të shqyrtonim listat e kandidatëve për të kërkuar për emra personash që kanë qenë të arrestuar apo të dënuar për krime të rënda qoftë në Shqipëri apo në vende të tjera. Në përgjithësi ndihmei mirë për listat, nga prania e një numri të madh të grave. Kemi identifikuar disa emra me histori të mundshme kriminale dhe jemi duke i diskutuar me udhëheqësit politikë", tha Lu.
Data 2 maj është edhe afati i fundit i regjistrimit të të gjithë kandidatëve të partive politike pranë Kmisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Ndërkaq javën e klauar PD ka dorëzuar në Kuvend draftin për dekriminalizimin e politikës, i cili përmban ndryshime tranzitore në Kodin Zgjedhor, është bazuar në ekspertizat më të mira ndërkombëtare dhe përfshin kryesisht veprat kriminale të lidhura me terrorizmin dhe krimin e organizuar. Mbështetja e SHBA në zgjedhjet e qershorit, është konkretizuar edhe me financimin prej 625 mijë dollarësh për të gjitha organizatat e shoqërisë civile të cilat do të jenë pjesë e organzimit të fushatës zgjedhore. USAID do të mbështesë nisma që përfshijnë vëzhgimin e zgjedhjeve, debatet zgjedhore, udhëzime për votim.