Videolajm/ Aksioni i policisë në pengmarrjen e dyqanit dhe vrasja e terroristit

Shqiptarja.com 2015-01-09

Views 3.4K

PARIS - Ndërsa gjithçka ka përfunduar pas dy pengmarrjeve në Paris ku mbetën të vrarë 2 vëllezërit Kouachi autorët e masakrës në revistën Charlie Hebdo dhe të pengmarrësit tjetër Amedy Coulibaly, janë publikuar edhe pamjet e para të pengmarrjes në dyqanin ushqimor.

Në videon tregohet momenti i ndërhyrjes së forcave speciale për lirimin e pengjeve që mbaheshin nga Amedy Coulibaly, në dyqanin ushqimor.

Në pamje dallohen trupat e pajetë të pengjeve në momenti që hapet qepeni i dyqanit, të cilët ishin vrarë nga Amedy Coulibaly më parë.

Gjithashtu dallohet edhe momenti i vrasjes së pengmarrësit Amedy Coulibaly nga ana e policisë, ose më saktësisht mund të dalloni në sekondën e 30-të një person i cili vrapon drejt daljes.

Pas vrasjes së pengmarrësit Coulibaly dhe lirimit të pengjeve policët shihen të tërheqin disa persona, të cilët dyshohen se janë efektivë të plagosur .

Share This Video


Download

  
Report form