Libri «Fanatizmi – Rreziku i errët» mund të përdoret kundër të gjithë llojeve të lëvizjeve fanatike.

A9 TV 2014-12-15

Views 197

Adnan Oktar: Çfarë mendoni rreth librit tim të ri?

-  Vërtet i mrekullueshëm, Masha-Allah.

Adnan Oktar: Dëgjo, nëse duan të luftojnë kundër ISIS-it, ata lypset të përdorin këtë libër kundër të gjitha llojeve të lëvizjeve fanatike. Shiko, unë u kam thënë atyre të luftojnë kundër ISIS-it dhe kam shkruar një libër. Kështu duhet të jetë një luftë. «Fanatizmi – Rreziku i errët», ndonëse ata thonë se lufta intelectuale është e domosdoshme, ata nuk kryejnë asnjë punë. Atëhere duhet të mbash kontakt me ata që bëjnë luftë intelektuale. Duhet t’i përkrahësh ata. Po nuk dite (të kundërpërgjigjesh intelektualisht) këshillohu me dikë që di. Është dikush që di dhe të shpjegon. Atëherë, këshillohu me këtë njeri.

-   Disa neo-konservatorë që e kanë marrë librin tuaj kanë thënë: «Nëse çka është shkruar në këtë libër është e vërtetë, atëherë të gjitha pretendimet tona janë të pavlefshme».

Adnan Oktar: Patjetër, ajo që kam thënë është e vërtetë. «Neo-konservatorët që thonë se Islami është armiku i tyre, e marrin fanatizmin si Islam». Ata nuk mund të ngulmojnë në pretendimin e tyre pas botimit të këtij libri, ngase ata janë jashtëzakonisht tejet të tronditur. Kjo domethënë se zgjidhja është sistemi i Mehdiut. Nëse Amerika shtiret sikur s’e kupton këtë të vërtetë, ata do të mbyten në një det gjaku. Ndonjë ditë terrori mundet gjithashtu të nisë në Amerikë. Ata s’mund t’i ikin dot telasheve. Terrori gjithashtu mund të nisë në çdo vend të Evropës. ISIS-i nuk ndodhet vetëm në botën muslimane. Ata ndodhen në çdo vend të Evropës. Është e domosdoshme të shpjegohet ngatërrimi i fanatizmit me  shkencën dhe urtësinë. Por të paktën Perëndimi e ka pranuar se ISIS-i mund të mposhtet me luftë intelektuale. Ata e kuptojnë se organizata al-Nusra, apo çdo ide e dhunës si e tyrja, mund të fshihet me mençuri. Por ata s’mund ta kuptojnë se kush do ta bëjë dhe si do të bëhet, ose shtiren sikur s’e kuptojnë.  Prej këtyre opsioneve, ajo që ata shtiren sikur s’e kuptojnë, sipas gjasave, është pikërisht e vërteta. Kjo, ngaqë unë ua kam dërguar librin dhe e kam shpjeguar qartë.

Share This Video


Download

  
Report form