A1 Report - Turqi, rrëzohet avioni ushtarak F-16, shpëton piloti…mister shkaqet

Shqiptarja.com 2014-12-01

Views 131

ANKARA – Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke bën të ditur se një avion ushtarak F-16 për shkaqe të panjohura u rrëzua pak pas ngritjes nga një bazë ushtarake ajrore në Merzifon, në veri të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Piloti kishte arritur që të largohej nga avioni para rrëzimit dhe kërceu në mënyrë të sigurtë me parashutë.

Në faqen zyrtare të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës së Turqisë, njoftohet se avioni F-16 u ngrit nga baza ajrore në Merzifon në Turqinë veriore, ndërsa u rrëzua 36 kilometra në jugperëndim, në vendin Mecitözü- Konakli.

Piloti i mbijetoi aksidentit pasi, para rënies së avionit u hodh me parashutë dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë. Autoritetet nisën një hetim të hollësishëm për aksidentin që ndodhi sot rreth mesditës.

Share This Video


Download

  
Report form