AA Vision - ME SHQIPTARËT E AMERIKËS - Qazim Doda: Intervistë ekskluzive me Diellza R. Kolgecin
Intervistë ekskluzive me Diellza R. Kolgecin
Diellza R. Kolgeci është shqiptarja që arriti në kulmin e sukseseve me bukurinë e saj.
Në vitin 1995 ajo u zgjodh Miss Prishtina, një vit më vonë u zgjodh Miss Kosova 1996.
Diellza ka marrë pjesë në shumë emisione televizive si udhëheqëse e programit, poashtu ka luajtur në filmat “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna pjesa e parë dhe tani së fundmi në pjesën e dytë ku vazhdon të luajë në rolin kryesor.
Diellza njihet si modele e suksesshme në Kosovë dhe në vende të ndryshme të Evropës. Përpos suksesit në fushën e Modës dhe të filmit, ajo është shkolluar edhe në fushën e drejtësisë dhe njohuritë e saj në fushën e politikës janë për t’u lakmuar.
Në një intervistë ekskluzive për AA Vision Diellza sqaron në detaje rreth karrierës së saj ku ndër të tjera mund të mësoni:
- Zgjedhja e saj Miss Prishtina në vitin 1995.
- Zgjedhja e saj Miss Kosova 1996
- Si e luajti rolin kryesor në filmin “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna” në vitin 1997
- Si u zgjodh Miss Body of Europe në vitin 2002
- Pse Diellza është kundër operacioneve plastike që tani ka kaluar si trend për vajzat e reja.
- Çka na sjell të re pjesa e dytë e filmit”Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna” në të cilin Diellza e luan prapë rolin kryesor.
- Si po e luajnë politikanët rolin e Manekenit.
- Për të gjitha këto që i shënuam më sipër dhe për detaje të tjera rreth jetës së Diellza Kolgecit mund të mësoni në këtë Intervistë.
- Ju dëshirojmë shikim të këndshëm!
- Stafi i AA Vision
- albanianamericanvision.com